“Çfarë marrëveshje tjera ka DPMNE-ja me BDI-në?
Partitë opozitare maqedonase, LSDM dhe “E Majta” kanë adresuar kritika të ashpra kundër VMRO-DPMNE-së, pasi kjo e fundit realizoi marrëveshjen që kishte me BDI-në, për formimin e komisionit parlamentar për monitorimin e përfaqësimit të drejtë të bashkësive etnike.
Sipas Lidhjes Sociale Demokrate, VMRO-DPMNE-ja miraton vendimet e Bashkimit Demokratik për Integrim nga njëra anë, kurse nga ana tjetër e akuzon partinë e Ahmetit për skenare destabilizuese.
Nga LSDM kujtojnë se kjo marrëveshje mes VMRO-së dhe BDI-së u bë në ditën e formimit të Qeverisë, kur partia e Ahmetit i ka siguruar Mickoskit votat për ministritë e reja.
“Çfarë marrëveshje tjetër ka mes DPMNE-së dhe BDI-së? Akoma nuk i kemi zbuluar marrëveshjet, por qytetarët nuk janë të verbër të mos njohin manipulimet dhe konfliktet e rreme publike mes dy palëve. VMRO-DPMNE voton “PËR” vendimet e atyre që thotë se do të destabilizojnë vendin, po të mos ishte qesharake do të ishte tragjike. Këto manipulime me ndjenjat e qytetarëve në publik, ndërkohë që koalicionet negociohen nën tavolinë, tashmë janë metoda që qytetarët do t’i njohin dhe ndëshkojnë”, thonë nga LSDM.
Me akuza kundrejt VMRO-së ka dalë edhe partia “E Majta” e Dimitar Apasiev. Sipas tyre, komisioni që u formula është i pakuptimtë sepse ishte pikërisht VMRO-ja ajo që në programin parazgjedhorë premtoi heqjen e balancuesit të punësimit me çelës etnik dhe mohoi çdo bashkëpunim me BDI-në.
“Me procedurë urgjente, deputetët e DPMNE-së kanë votuar propozimin e BDI-së për formimin e komisionit parlamentar për monitorimin e zbatimit të të ashtuquajturit. “Balancer”. Vetëm deputetët e së Majtës votuan kundër krijimit të një komisioni parlamentar kaq të pakuptimtë. Bashkëpunimi i DPMNE-së me partnerin e vjetër të koalicionit BDI nuk është befasues dhe vjen si rezultat i pazarit të DPMNE-së për mazhorancën 2/3 në Kuvend me përfaqësuesit e BDI-së, kur në vend që të pranohej propozimi parimor i së “Majtës” për një njësi zgjedhore, DPMNE vendosi të pranojë mbështetjen e kushtëzuar për shumicën 2/3”, thonë nga “E Majta”.
Kujtojmë, formimi i këtij komisioni ishte kusht i vendosur nga Bashkimi Demokratik për Integrim, respektivisht “Fronti Europian”, që të njëjtit të votojnë ndryshimet dhe krijimin e ministrive të reja, para formimit të Qeverisë në krye të së cilës erdhi Hristian Mickoski. Si pasojë e këtyre ndryshimeve, sot RMV-ja numëron 20 ministri, ose 4 më shumë se sa qw kishte Qeveria e kaluar. /tvklan.mk/