Marrëveshja Kosovë-Serbi: Kurti raporton në Kuvend

“VETËMENAXHIMI NUK ËSHTË AS VETËQEVERISJE AS VETADMINISTRIM”

Kryeministri Albin Kurti ka raportuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për Marrëveshjen e Ohrit. Ka thënë se në planin afatgjatë, Kosova do të përfitojë më shumë sesa Serbia nga kjo marrëveshje.

Të riformatuar dhe në një fazë tjetër e ka paraqitur dialogun me Serbinë kryeministri Albin Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ku ka raportuar për marrëveshjen e Ohrit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

E ka cilësuar marrëveshjen si historike për Kosovën. Ka thënë se kjo është njohje defakto dhe me status të pakthyer.

”Serbia ka pranuar ta trajtojë Kosovën si anëtare të barabartë të Bashkësisë Ndërkombëtare. Serbia është zotuar që të mos kërcënojë me përdorim të forcës, por unë ende nuk do ta besoja këtë” – tha Albin Kurti.

Kurti është shprehur skeptik ndaj këtij pranimi.

Duke folur për Asociacionin e Komunave em Shumicë serbe ka thënë se vetëmenaxhimi nuk është vetëvendosje

Opozita e ka kritikuar Kurtin duke thënë se është I paqartë se për cfarë është dakorduar me Serbinë.

Ndërsa AAK-ja që e përkrah këtë marrëveshje e këshillon Kurtin si  të veprojë pas marrëveshjes.

Ndërkohë PSD ka zhvilluar një aksion ku ka shkruar në veturën e kryeparlamentarit Glauk Konjufca I cili pati deklaruar se auk është pro asnjë Asociacioni.

Kosova dhe Serbia kanë arritur në Ohër një marrëveshje pa nënshkrim për planin e BE-së dhe zbatimin e tij për normalizimin e marrëdhënieve.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share