Marrëveshja Kolektive: LSM dhe Qeveria me marrëveshje për rritje të pagave në sektorin publik

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë bashkë me Qeverinë nënshkruan Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive për rritje të pagave në sektorin publik, njofton KlanM.

Rritja e parë e pagave për punonjësit në sektorin publik do të jetë me pagën e shtatorit për 10%.

Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive, siç njofton KlanM, parasheh që deri në fund të dhjetorit të këtij viti, punonjësit në sektorin publik të marrin K-15 në vlerë prej 10.000 denarëve. Me marrëveshjen parashihet që metodologjia e re për llogaritjen e pagave të nis nga Marsi 2025./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share