Grubi i dorëzoi Shaqirit Abetaren e unifikuar mes Kosovës dhe Shqipërisë: Optimist se Jetoni do ta nis procesin e përfshirjes së Abetares në procesin tonë arsimor

Zëvendëskryeministri i parë  i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive , Artan Grubi pas takimit me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri tha se i ka dorëzuar abetaren e unifikuar mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe se ka njoftuar kryeministrin Dimitar Kovaçevski për nismën për përfshirjen e së njëjtës në sistemin arsimor në Maqedoninë e Veriut. Grubi është optimist se Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri do të nis procesin e përfshirjes së Abetares në procesin arsimor edhe në RMV.
Vitin e ri shkollor me Jetonin e nisëm duke shfletuar abetarën e re dhe fletorën e punës, me ç’rast diskutuam për format e përfshirjes së këtij materiali mësimor në programin tonë arsimor për të standardizuar materialet mësimore.
Gjithashtu dje njoftova edhe Kryeministrin Kovaçevski për iniciativën, si dhe bisedova me Kryeministrin Rama për këtë çështje të cilën e kishim diskutuar në takimin tonë të fundit dhe kam bindjen që Jetoni do ta nis procesin e përfshirjes së Abetares në procesin tonë arsimor.
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share