Maroku trondit Spanjën, kalon në çerekfinale

Ka përfunduar pas gjuajtjeve të penaltive ndeshja mes Marokut dhe Spanjës. 120 minuta ishin të pamjaftueshme për shënimin e golit e u deshën penaltitë të vendosin se cila skuadër do të vazhdojë më tej.

Me një shtyllë dhe dy pritje të portierit marokien, spanjollët edhe pse favoritë, dolën të humbur nga kjo ndeshje. Botërori përfundon këtu për djemtë e Luis Enriques, të cilët shkuan në Katar si një ndër pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut.

Maroku luajti një ndeshje stabile, por edhe me disa raste shënimi. Gajtë penaltive u treguan më të zgjuar dhe më të qetë dhe kjo dha rezultat./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share