Padyshim njëra nga befasitë e këtij botërori është Kombëtarja e Marokut, e cila po u bën ballë favoriteve kryesore për trofeun. Pas Spanjës, sot radhën e kishte Portugalia e Ronaldos.
Me golin e En Nesyrit në minutën e 42’të, skuadra marokene triumfoi përballë portugezëve, duke u kualifikuar në gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale, Maroku do të takohet me fituesen e përballjes Francë – Angli që do të luhet sonte në orën 20./KlanMacedonia