BNE-n sot në turneun që kap vlerën e 300 mijë dollarëve

Gjatës ditës së sotme ekipi shqiptar Bad News Eagles do ta zhvillojë ndeshjen e dytë në turneun BetBoom Urbanistic Playlist

Në këtë ndeshje Bad News Eagles do të përballet me ekipin danez Copenhagen Flames.

Ndeshjen e parë Bad News Eagles e fituan ndaj ekipit ATK dhe tani të dyja ekipet mbajnë rekord të ndeshjeve 1-0.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkaq ndeshja ndërmjet bNe dhe CPH do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’ dhe favorit janë Bad News Eagles me renditje në vendin e 21 –të në botë.

Këtë ndeshje mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të BetBoom në platformën Twitch duke filluar nga ora 11:50.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share