Alternativa e Romelu Lukaku

Sulmuesi i Arsenalit, Folerin Balagun është vënë nën shënjestrën e Interit pas vendimit për të mos vazhduar bashkëpunimin me sulmuesin Romelu Lukaku.

Zikaltrit reaguan ashpër pasi zbuluan se sulmuesi belg kishte  nisur bisedimet për t’u transferuar te rivalët historikë të Serie A Juventusi, por edhe me ata të qytetit Milan.

Tek Arsenali, trajneri Arteta preferon Gabriel Jesus dhe Eddi Nketiah përpara amerikanit 22 vjeçar. Sulmuesi këtë e di dhe nuk preferon të qëndrojë tek anglezët.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Por kartoni i tij do t’i kushtojë Interit. Vlera e Balagun shkon deri në 58 mln Euro, me zikaltrit që janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 40 mln Euro.

Alternativa për sulmin janë Alvaro Morata dhe Mehdi Taremi që luan për Porton.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share