Mariçiq: Thirrje opozitës që të përfshihet në procesin e negociatave

DETYRË E GJITHË SHOQËRISË ËSHTË QË TË PUNOJË DREJT ANËTARËSIMIT NË BE

Zv Kryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në një paraqitje televizive nga Brukseli i bëri thirrje opozitës që të përfshihet në procesin e negociatave. Sipas tij, e rëndësishme është që edhe opozita të jetë pjesë e këtij procesi duke marrë parasyshë rëndësinë e tij, raporton Klan M.

Publikisht thërras Aleksandar Nikolloskin si kryetar i këshillit nacional për integrim evropian të ulemi dhe të bisedojmë se në cilën mënyrën opozita do të ketë rol në këtë proces. Ne gjatë skriningut do të duhet të vërtetojmë pozita negociuese, kjo do të thotë duhet të obligohemi për sa kohë mund t’i pranojmë disa çështje dhe t’i përmbushim. Në këtë ka rol edhe Kuvendi”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas Mariçiqit, i cili është edhe negociatori kryesor i vendit me BE-në, përmbajtja e përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë nuk duhet të jetë problem, sepse Kushtetuta jonë njeh disa komunitete me të gjitha të drejtat e tyre dhe këtë e kanë thënë disa politikanë nga VMRO-DPMNE.

“Korniza e negociatave thotë qartë se kriteri i përgjithshëm për anëtarësim apo progres janë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Këtu është vendosur edhe marrëveshja me Greqinë dhe marrëveshja me Bullgarinë. Është një vlerësim i njëfarë progresi të përgjithshëm që duhet të arrijmë me Greqinë dhe Bullgarinë. Natyrisht, progresi varet nga të dyja palët dhe ajo që është më e rëndësishme për ne, ajo që ne insistojmë tani është respekti reciprok dhe reciprociteti kudo që është e mundur dhe e nevojshme”

Mariçiq beson se konsensusi për anëtarësimin e vendit në BE duhet të ripërtërihet dhe se nuk do të ishte e drejtë ndaj qytetarëve dhe as ndaj shtetit që sërish të bllokohemi, siç thotë ai, kemi pritur mjaftueshëm, jemi bllokuar vazhdimisht duke pasur pengesa. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share