Fronti opozitar – Takohen Kasami, Gashi dhe Mexhiti

Në hapsirat e Kuvendit gjatë kësaj pasdite janë takuar kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ai i Alternativës, Afrim Gashi dhe deputeti Izet Mexhiti.

Takimi në fjalë mësohet se ka qenë në drejtim të konsoldimit të opozitës shqiptare, pas paralajmërimit të Mexhitit për formimin e subjektit të ri politik.

Për komunikimin që po zhvillohet rreth “frontit opozitar”, javën e kaluar foli kreu i Besës, Bilall Kasami, i cili njoftoi se po pret formimin e lëvizjes së Izet Mexhitit për ta zyrtarizuar bashkëpunimin. Ai, tha se është koha e fundit që ndryshimi në pushtet të ndodh edhe te shqiptarët, siç ndodhi te maqedonasit në vitin 2016, duke aluduar se opozita shqiptare do të arrijë ta mposht BDI-në, në zgjedhjet e ardhshme./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share