Mariçiq: Pas skriningut, pres rekomandim për konferencën e dytë ndërqeveritare!

“RMV-ja PARA VENDIMIT HISTORIK PËR VAZHDIMIN E PROCESIT EUROINTEGRUES”

Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane dhe Kryenegociatori me BE-në, Bojan Mariçiq, në Komisionin Evropian në Bruksel, ka mbyllur takimin e fundit Dypalësh nga Kapitulli 31 për Klasterin 6.

Procesi i skriningut që zgjati 15 muaj, me angazhimin e 1.000 pjesëmarrësve dhe përgatitjen e 850 prezantimeve nëpër 206 institucione të ndryshme, sic thuhet në Komunikatën e Sekretariatit për Çështje Evropiane, paraqet dëshmi për përkushtimin kolektiv të administratës dhe qytetarëve për anëtarësim në BE.

“Ju siguroj se në periudhën e ardhshme, me përkushim dhe këmbëngulje do të vazhdojmë rrugën që e kemi planifikuar dhe do të arrijmë t`i bindim edhe ata që nuk besojnë se tani është koha për eurointegrimin. Tani është koha e vërtetë për eurointegrime dhe anulimi i çdo dite, është një ditë më pak në BE për RMV-në” – tha Bojan Mariçiq, zv/kryeministër për çështje Evropiane.

Zv/Kryeministri Mariçiq paralajmëroi se javën e ardhshme më 14 dhe 15 dhjetor, pritet diskutimi në Këshillin Evropian dhe konkluzionet nga ky takim.

“Duke marrë parasysh përkushtimin dhe përpjekjet që të bëhemi anëtare fuqiplotë e BE-së, pres të marrim rekomandimin të vazhdojmë më konferencën e dytë Ndërqeveritare. Me këtë, çdo hap i ardhshëm në procesin e aderimit në BE, si dhe dinamika e negociatave, do të varet vetëm nga ne, nga miratimi I ndryshimeve kushtetuese” – tha Bojan Mariçiq, zv/kryeministër për çështje Evropiane.

Faza e ardhshme deri në fund të vitit është dorëzimi i dokumenteve kyçe që paraqesin obligim që del nga korniza Negociuese për aderimin e vendit në BE që është miratuar më 19 Korrik 2022.

Bëhet fjalë për Udhërrëfyesin për reforma të administratës publike, Udhërrëfyesi për sundimin e së drejtës, si dhe plani Aksional për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të pjesëtarëve të pakicave dhe komuniteteve. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share