Mariçiq: Misioni vlerësues për këshillin Gjyqësor nuk është asgjë e jashtëzakonshme

“DERI MË TANI KEMI PASUR DHJETËRA MISIONE, PRESIM REKOMANDIME QË TA PËRMIRSOJMË PUNËN NË GJYQËSOR”

AnËtarËt vlerësues nga komisioni i  BE-së i cilËt aktualisht ndodhet në Maqedoni nuk duhet kuptuar si diçka e jashtëzakonshme, sepse në 7-8 vitet e fundit kemi pasur dhjetë misione të tilla dhe ky është rezultat i konferencës së parë ndërqeveritare që u mbajt vitin e kaluar në korrik, kËshtu deklaroi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq. E sa I përket ndryshimeve kushtetuese ai u shpreh optimist se të njejtat do të miratohen deri në fund të vitit.

“Në bazë të këtij misioni vlerësues, ne kemi bërë ndryshime dhe plotësime në Ligjin për Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë. Si rezultat i misioneve të tilla vlerësuese, ne presim rekomandime që duhet të përmirësojnë punën e organeve të pavarura dhe rregullatore. Si rezultat i një misioni të tillë vlerësimi, kemi pasur misione vlerësimi për sistemin e prokurimit publik dhe mbikëqyrje të duhur. Kemi pasur edhe për gjyqësorin edhe për pjesë të veçanta të gjyqësorit” – tha Bojan Mariçiq. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share