Mariçiq: Konstatimet e KE-së më të rëndësishme se të palës bullgare

VMRO-DPMNE: PUSHTETI I PAAFTË PËR TË ZBATUAR OBLIGIMET PËR ANËTARËSIM NË BE

Zëvendëskryeministri për Euro-integrime, Bojan Mariçiq thotë se deklaratat që vijnë nga pala bullgare, lidhur me kushtin për hapjen e negociatave me BE-në aspak nuk janë me rëndësi, përcjell KlanM. Sipas Mariçiqit, me rëndësi është çka shkruhet në konstastimet e Këshillit të Evropës.

“Deklarata ka pasur dhe do të ketë edhe më tej. Por ne e kemi me rëndësi se çka shkruhet në Konstatimet e Këshillit të Evropës. Në konstatimet e Këshillit të Evropës shkruhet se menjëherë sa të bëhen ndryshimet Kushtetuese, menjëherë, pa ndonjë anulim të mëtejshëm dhe çka është më e rëndësishme pa ndonjë vendim tjetër politik do të mbahet seanca e dytë ndërqeveritare dhe do të hapet klasteri i parë”, tha Bojan Mariçiq, Zëvendëskryeministër për Euro-integrime.

Por nga Opozita Maqedonase vazhdojnë të akuzojnë pushtetin si fajtore për mos hapjen e negociatave. Zëdhënësja Marija Miteva deklaroi se në vend që kryeministri Dimitar KOvaçevski, para BE-së ti shfaq iluzionet që i ka Bullgaria, ai në mënyrë joprofesionale pranoi marrëveshje në dëm të shtetit.

“Marrja e obligimeve të cilat LSD dhe BDI nuk ishin të afta ti plotësojnë, për ta ishte vetëm një fije kashte për një ditë më tepër pushtet, në të cilën do të vjedhin, korruptojnë dhe shkatërrojnë. Dhe derisa e kërkuan mbështetjen për një ditë pushtet më tepër, ata vodhën. Ky krim është regjistruar edhe në raportin e KE-së – nga Kodi Penal, deri tek korridori 8 dhe 10D, e deri në përfundimin e gjyqësorit të korruptuar”, tha Marija Miteva.

Nga VMRO-DPMNE shtojnë se Maqedonisë e duhet luftë e ashpër kundër krimit dhe korrupsionit dhe diplomaci që do e përfaqësojë vendin me dinjitet./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share