Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo pritet të luajë për Al-Nassr nga 1 janari. Kontrata që bashkon futbollistin portugez me skuadrën saudite do të zgjasë për dy sezone e gjysmë, siç u njoftua javën e kaluar.
Sulmuesi i dha fund lidhjes me Manchester United dy ditë para se të niste pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit, duke qenë në gjendje të negocionte me çdo skuadër, ku Al-Nassr ishte ai që shfaqi më shumë interes që në fillim, raporton “Marca”.
Kontrata, përveç shumës së madhe (pak më pak se njëqind milionë euro) është e rrethuar nga stimuj ekonomikë nëpërmjet reklamave, të cilat do ta vendosin portugezin si atletin më të paguar në botë.
Numri total i lidhjes së CR7 me Al-Nassr do të jetë afër 200 milionë euro në sezon.
Messi, Neymar te PSG janë kryesuesit e posterit të futbollit, por 75 dhe 70 milionët e tyre që fitojnë në sezon janë shumë larg asaj që do të marrë Cristiano Ronaldo në Arabinë Saudite. Edhe duke rishikuar listën e më të paguarve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të gjithë mbeten shumë larg parave të premtuara për portugezin.