Liga e Dytë: Besa shënoi fitore me aromën e kampionit

Bashkimi  në Kumanovë humbë nga Arsimi i Çegranit

Tre fitore të skuadrave vendase një barazim  dhe  katër  fitore të ekipeve  mysafire  me gjithësejt 20 gola të të shënuar është epilogu i ndeshjeve të xhiros së 12-të në Ligën e dytë të futbollit vendor, Kryeson Besa me 31 pikë e ndjekur nga Detonit Plaçkovica me 26 dhe Pelisteri me 24 pikë

Klubi I  futbollit Besa brenda një jave arriti të mund dy nga skuadrat  pretendente për kreun e tabelës, javë kaluar në Manastir heshti “Çkembarët” ndërsa sot në “Biljanini Izvori” shkatërroi  ekipin e Ohrit, dhje  kështu me hapa të sigurt  vazhdon  të rrugëton  drejt të realizimit të projektit të madh të familjes Tairi nga fshati Dobërdoll e Komunës së Vrapçishtit.

Besa sot shënoi  fitore më të lehtë dhe më bindë se sa realisht pritej, por ekipi që  lojtar  në kuptimin e fjalës profesionist duke filluar nga portieri Dejan Siljanovski, kapiteni Xhemal Esati,  yjet e futbollit  Armend Alimi , Izair Emini, Fiton Ademi dhe  Burim  Sadiku e të tjerët. Besa nga Ohri  kthehet me tri pike me vlerë shumë të madhe duke  fituar me rezultatin 3-1, me golat që i shënuan  Borja  (12’), Esati (33’) dhe Lavdrim Skenderi (53’), vendasit  golin e nderit e shënuan  në minutën e 74-të. Me këto tri pikë  Besa   kryeson me  31 pikë.

Në Kumanovë ekipi i Arsimit të Çegranit me një performancë e jashtëzakonshme e të gjithve  mundi Bashkimin  vendas  me rezultatin  2-1 me  golat që I shënuan Besart Rexhepi dhe Xhezair Avdyli .  Pelisteri  pas  dështimit  javë e kaluar me Besën në Manastir, sot  shënoi fitore 1-0 kundë Teteksit në Tetovë. Nuk gabon edhe  ekipi I dytë Detonit Pllaçkovica  duke  fituar n7 transfertՃ nga  Kamenica Sasa  3-1. Fitore  kanë shënuar  edhe Pobeda, Bellasica dhe Novaci, ndërsa  barazimi I vet7 ka ndodhë në ndeshjen  Osogova – Vardari  2-2,

Rezultatet e  javës së 12-të:

 l

Ohri – Besa   1-3

Teteksi – Pelisteri 0-1

Bashkimi – Arsimi 1-2,

Pobeda – Skopje,  1-0

Osogova – Vardari  2-2,

Bellasica – Karaormani 2-1

Novaci – Kozhufi  1-0

Kamenica Sasa – Detonit Pllaçkovica 1-3

TABELA: 1.Besa 31 pikë, 2. DetonitPllaçkovica 26, 3.Pelisteri 24, 4.Bellasica  20, 5.Ohri 20, , 6.Kozhufi 17, 7. Teteksi 17. 8.Bashkimi 17, 9.Arsimi 16, 10.Novaci 16, 11. Pobeda 15, 12. Vardari 12, 13. Skopje 12, , 14. Osogova 11, 15.Karaormani 10, 16.Kamenica Sasa 7 pikë..

Në xhiron e 13-të, më 25 nëntor, takohen:  Arsimi – Pobeda, Besa – Teteksi, Detonit Pllaçkovica – Ohri, Skopje – Osogova, Karormani – Novaci, Kozhufi – Kamenica Sasa, Pelisteri – Bashkimi, Vardari – Bellasica ./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share