Maqedoni: E sulmoi disa herë me thikë, kërkohet paraburgim për një person që dyshohet se ka vrarë njerkun e tij

Një rast i tmerrshëm ka ndodhur në Gjevgjeli më 12 dhjetor, respektivisht ditën e hënë ku nga prokuroria e Gjevgjelisë thonë se një person ka mbytur njerkun e tij pasi e ka plagosur disa herë me thikë.

“Ai e ka bërë veprën duke futur dorën nga dritarja e vogël e hapur në anën e djathtë të derës së hyrjes, ka hapur derën e shtëpisë së njerkut, ka hyrë brenda dhe pas një debati të shkurtër e ka goditur disa herë me thikë të dëmtuarin. Duke vepruar kështu, ai i ka shkaktuar lëndime të rënda fizike – dy plagë me thikë në shpinë, prerje të thella në anën e majtë të qafës, fytyrës dhe dorës së djathtë. Viktima ka rënë përtokë në dhomën e ndenjes dhe ka pasur gjakderdhje të mëdha. Pasi i dyshuari është larguar, i dëmtuari ka arritur të dalë në rrugë, ku është gjetur nga kalimtarë të rastit të cilët kanë kërkuar ndihmën e shpejtë mjekësore. Para se të binte në koma për shkak të ashpërsisë së lëndimeve dhe para se të transferohej në Qendrën Klinike në Shkup, viktima ka arritur të emërojë të dyshuarin si autor të veprës” – thonë nga Prokuroria.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share