Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Mot sot do të jetë me diell dhe temperatura të ngrohta në pjesën më të madhe të vendit, përveçse në zonat malore ku do të ketë reshje të lehta të shiut.

Temperaturat maksimale sot do të variojnë nga 12 deri në 20 gradë celsius, në varësi të lartësisë, ndërsa teperaturat minimale variojnë nga -1 deri në 4 gradë.

Në Shkup, temperatura minimale ka arritur deri në 3 gradë celsius, ndërsa ajo maksimale pritet të jetë 18 gradë celsius.
Por, kjo situatë nuk do të zgjasë shumë, pasi një valë e re me lagështi do të sjellë ndryshime të mëdha të motit nesër dhe të martën. UHMR paralajmëron se do të ketë reshje të dendura dhe të rrëmbyeshme shiu në shumë pjesë të vendit, me mundësi për stuhira në disa vende. Temperaturat do të bien ndjeshëm, dhe në zonat malore dhe në lartësitë më të mëdha do të ketë borë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share