Manchester United është gati të shesë futbollistin Fred dhe të huazojë Donny van de Beek për të krijuar pak hapësirë për një nënshkrim të ri në mesfushë.
Fenerbahçe dhe Galatasaray kanë shprehur interesim për të nënshkruar me mesfushorin Fred, pasi dy klubet turke kanë qenë në kontakt me përfaqësuesit e lojtarit, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Ndërkohë, Van de Beek mund të huazohet te klubi i Primera Division, Real Sociedad, i cili po kërkon të nënshkruajë një mesfushor të avancuar pasi David Silva u detyrua të tërhiqej nga futbolli për shkak të një dëmtimi në gju.
Kurse, United shpreson t’i përfundojë këto largime sa më shpejt që të jetë e mundur pasi po kërkojnë që të sjellin një mesfushor të ri për të forcuar këtë repart.
Raportohet se Sofyan Amrabat mund të jetë nënshkrimi i ri pasi Erik ten Hag e pëlqen yllin maroken.