Manchester City rikthehet te fitorja, merr kryesimin e tabelës

Manchester City është rikthyer te fitorja.

Pas dy humbjesh radhazi, skuadra e Pep Guardiolës ka mposhtur Brightonin me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së nëntë të Premierligës, shkruan Indeksonline.

City krijoi epërsi të dyfishtë në pjesën e parë me golat e shënuar nga Alvarez në minutën e 7-të dhe Haaland në minutën e 19-të.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për Brightonin golin e vetëm e shënoi Ansu Fati në minutën e 73-të.

Me këtë fitore, Manchester City rikthehet në krye të tabelës me 21 pikë, një më shumë se Liverpool, Tottenham dhe Arsenal që kanë nga 20 pikë. /IO

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share