Manchester City fitoi për herë të parë Champions League!

Kupa e Champions League shkon për Manchester City! Fitoren përballë Inter, skuadra britanike e mori falë një goli të shënuar nga Rodri në minutën e 68’.

Finalja e Champions u luajt në Stamboll dhe kjo është hera e parë që Manchester City e fiton këtë trofe.

City e mbyll kështu edicionin me tripletë titujsh. Përveç Champions League, skuadra e Pep Guardiolës ka fituar këtë sezon Premier League-n dhe Kupën FA. Kjo ishte hera e dytë në 3 vjet që City shkonte në finalen e Champions League. Në vitin 2021, ata humbën përballë Chelsea-t.

Në Angli deri më tani ishte vetëm Manchester United që kishte arritur të fitonte tripletën. City shkoi në finale me rezultate shumë të mira pasi në 26 ndeshjet e fundit kishte humbur vetëm 1 herë. Ndërsa në Europë ka fituar 7 nga 12 sfidat./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share