Manchester City feston tripletën

Arkëtohen gati 300 milionë Paund nga 3 trofetë

As shiu i rrëmbyer nuk e ndali festën e Manchester City në rrugët e qytetit për tre trofetë e fituar këtë sezon. Tifozët e lagur nga reshjet u lanë edhe me shampanjën e futbollistëve që parakaluan në një autobus të hapur.

“Kështu nën shi ishte parada me e mirë. Ne nuk duam diell”, tha Guardiola para mijëra tifozëve.

Gëzimi i lojtarëve dhe stafit të klubit shtohet edhe më shumë nga të ardhurat monetare që shoqërojnë trofetë. 180 milionë Stërlina nga Premier League, 4 milionë nga FA Cup dhe 110 nga Champions League. Janë të paktën 294 milionë Paund që shkojnë në klub vetëm nga trofetë duke mos llogaritur këtu sponsorët.

Në vitin 2022, klubi pati 613 milionë Paund të ardhura, por kjo është vetëm gjysma e shumës që sheikët nga Emirate e Bashkuara Arabe kanë shpenzuar për klubin deri tani.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share