Manaj në radarin e Elche

Interesim për 25-vjeçarin ka edhe nga Salernitana

Rei Manaj pëlqehet edhe nga skuadra e Elche, që e shikon lojtarin kuqezi si një përforcim të mirë për sulmin. Ekipi që luan në La Liga ka nevojë për afrime në repartin ofesniv dhe pëlqen karakteristikat e shqiptarit.

25-vjeçari është rikthyer te Barça, ndërsa u huazua te Spezia për një sezon ku në 30 takime shënoi 5 gola. Në përfundim të sezonit, klubi italian vendosi që të mos ta blinte shqiptarin. Vlera e sulmuesit shkon në 1.5 milionë Euro, po aq sa edhe pagesa e tij, raportojnë mediat spanjolle.

Por edhe në Itali, lojtari po monitorohet me vëmendje. Salernitana që do të vazhdojë të luajë në Serinë A edhe sezonin e ardhshëm, ka gati një ofertë për 25-vjeçarin.

Manaj është përshtatur me kampionatin italian dhe nuk do t’i thoshte jo rikthimit. Por në vazhdim, pas konsultimeve me trajneri Xavi, ai do të vendosë për qëndrimin në Spanjë apo rikthimin në Itali.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share