Bayern mendon kthimin e Flick

Shkak rezultatet e arritura nga Thomas Tuchel

Te Bayern Munchen nuk janë të kënaqur me ecurinë e ekipit. Rezultatet nën drejtimin e Thomas Tuchel nuk janë ato që kërkohen nga drejtuesit që po konsiderojnë mundësinë e kthimit të Hans Flick.

Gazeta gjermane “Bild” shkruan se Flick është kontaktuar edhe nga presidenti i nderit të ekipit bavarez, Uli Hoeness për të parë parë gatishmërinë e tij për të qenë sërish trajner i Bayern.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Hans Flick është kandidat edhe për Barcelonën, pasi Xavi Hernandez do të largohet në fund të sezonit.

Flick është pa ekip prej shtatorit të kaluar kur u shkarkua nga përfaqësuesja e Gjermanisë për mungesë rezultatesh. Me Bayern Munchen ka kujtime të mira pasi fitoi 7 trofe mes tyre edhe Champions Legaue dhe Botërorin e Klubeve.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share