Mali i Zi, zgjedhjet e parakoshme më 11 Qershor

Gjukanoviç: Shkurtimi i mandatit të Parlamentit, vendim i drejtë

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Malin e Zi do të mbahen me 11 Qershor. Ky është vendimi i Presidentit Milo Gjukanoviç, i cili e shpalli datën e re një dite pas dekretit për shpërndarjen e Parlamentit.

“Të gjithë janë të vetëdijshëm për krizën e thellë politike dhe institucionale, të cilën e ka prodhuar mazhoranca e papërgjegjshme. Unë i jam përmbajtur me vendosmëri Kushtetutës. Jam i bindur se veprimi më i mirë ishte shkurtimi i mandatit dhe shpallja e zgjedhjeve”.

Presidenti Gjukanoviç tha se thirrjes për konsultime nuk iu përgjigjën liderët që pretendonin se kishin shumicën e nevojshme dhe se afati i lënë Miodrag Lekiç për formimin e qeverisë i përfundoi më 16 Mars.

Të dyja vendimet e Gjukanovçit vijnë në prag të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, të cilat do të mbahen më 19 Mars. Vetë Presidenti në detyrë është kandidat i Partisë Demokratike të Socialistëve në këto zgjedhje. Përballë ka katër kandidatë.

Rival më të fortë ka koalicionin e partive të shumicës Frontit Demokratik pro-serb, Andrija Mandiç. Parashikohet që të ketë një raund të dytë zgjedhjes, pasi asnjë nuk pritet të marrë më shumë se 50 përqind të votave.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share