Mali i Zi, komuniteti i shqiptarëve dënon dhunën në kufi

“Nuk është hera e parë që ndodh, duhet të merren masa të rrepta”

“Në pikën kufitare të Muriqanit, aty ku momentalisht jemi pozicionuar, Petraq Milo, profesor e zyrtar, ra pre e dhunës së oficerëve të policisë, teksa ishte i shoqëruar nga familjarët e tij”.

Ndonëse fundjavë, të paktë ishin ata që kanë zgjedhur si destinacion Malin e Zi. Dhuna ndaj Petraq Milos ka shqetësuar jo pak edhe qytetarët e Ulqinit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Vërtetë ka qenë diçka, ne e themi kështu popullorçe, s’e ha as bagëtia”, tha një qytetar.

“Keq më ka ardhur jashtëzakonisht keq, për veprimin që kanë bërë”, u shpreh një tjetër.

“Është tragjike”, shtoi një tjetër.

Këto pamje kanë vendosur në alert dhe partitë shqiptare në Malin e Zi. Kryetari i Partisë Alternativa Shqiptare dhe Komunës se Tuzit thotë se ka kërkuar që çështja të zgjidhet urgjentisht nga institucionet.

“Unë besoj që këto duhet të zgjidhen, që të mos ndodhin më”,tha Nik Gjeloshaj, Kryetar i Partisë Alternativa Shqiptare.

Për Klan News, Gjeloshaj jep disa propozime që sipas tij do ndihmojnë të përmirësojnë situatën në pikat kufitare.

“Do të duhet të dihet gjuha shqipe e policëve, e duhet të kemi shumë më shumë policë shqiptarë, të cilët me siguri nuk do të sillen në këtë mënyrë”, shtoi Gjeloshaj.

Gazetari Bekim Coba në një intervistë për Klan News jep detaje për veprimet e institucioneve në Malin e Zi pas publikimit të ngjarjes.

“Fillimisht ka ndodhur më 15 Janar, por një video që publikua atëherë, nuk bëri dhe aq shumë bujë, sepse ishte filmuar nga një kënd tjetër, ku edhe nuk shihej mirë e gjithë ngjarja”.

Sipas analistit dhe pedagogut Ismet Kallaba ky nuk është një rast i izoluar, pasi në pikat kufitare ato pamje janë shndërruar në të zakonshme.

“Ka pasur edhe më parë, ka pasur raste”.

Kallaba tregon se ka qenë vetë dëshmitar i shumë rasteve të ngjashme në pikat kufitare.

“Unë jam vetë dëshmitarë, pasi e kaloj këtë vendkalim kufitar shpesh, përballem me dhunë, jo dhunë fizike, por dhunë psikologjike, sepse ne duhet të presim aty, shpeshherë punohet vetëm me një sportel”.

Të gjithë njëzëri bien dakord që përgjegjësia është e institucioneve teksa kërkohet më ngulm marrja e masave në mënyre të vazhdueshme jo vetëm kur raste të tilla publikohen në rrjetet sociale.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share