Mal i Zi/ Shqiptarët nisin festimet në Tuz, Nik Gjeloshaj konfirmon fitoren

Nik Gjeloshaj është drejt rikonfirmimit në detyrë për herë të dytë si kryetar i komunës së Tuzit në Mal të Zi.

Koalicioni i shqiptarëve i udhëhequr prej Alternativa Shqiptare dyket se ka marrë shumicën e votave në Tuz.

Nik Gjeloshaj ka shpallur fitoren dhe ka deklaruar se koalicioni shqiptar ka marrë 18 mandate.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Faleminderit të gjithë votuesve që sot kanë dalë në mënyrë demokratike, kanë shprehur vullnetin e tyre dhe kanë treguar se malësia do bashkim, do zhvillim. Shqiptarët vazhdojnë të qeverisin. Kemi qeverisur mirë, kjo është nota më e mirë që na kanë dhënë qytetarët e malësisë, falenderojmë të gjithë ata që na kanë përkrahur, falenderojmë diasporën, falenderojmë gjithë shqiptarët kudo që janë për mbështetjen që na kanë dhënë, edhe kësaj here i kemi bashkuar shqiptarët kudo që janë. Fitorja absolute është përgjegjësi më e madhe për ne për t’u munduar edhe më shumë 4 vitet e ardhshme”, tha Nik Gjeloshaj për mediat shqiptare.

Pas kësaj fitoreje që konsiderohet absolute, shqiptarët në Tuz kanë dalë nëpër rrugët e qytetit duke festuar me flamuj kuq e zi.

Këto janë zgjedhjet e dyta që mbahen në Tuz, që pas krijimit si komunë më vete, duke u shkëputur si pjesë administrative e kryeqytetit të Podgoricës. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share