Makina përplas për vdekje të riun në Montpellier, të arrestuar në Bruksel

Festimet pas humbjes ndaj Francës nuk kanë shkuar si duhet për tifozët maroken. Një person humbi jetën në qytetin francez të Montpellier. Autoritetet vendase konfirmojnë se gjatë festimeve ka pasur përplasje mes grupit të tifozëve dhe policisë, me viktimën që është një i ri. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, u bë me dije se i riu u godit nga një makinë në jug të Francës.

Ai u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Automjeti që shkaktoi ngjarjen e rëndë është gjetur pranë vendit ku u përplas i riu, me policinë që tashmë ka nisur hetimet. Përplasje mes tifozëve të Francës dhe Marokut ka pasur edhe në kryeqytetin francez, Paris, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Përleshje mes palëve kishte edhe në qendër të Brukselit. Kryeqyteti belg u shndërrua në një arenë lufte. Rreth 100 tifozë të mbështjellë me flamuj marokenë u përplasen me policinë, pasi Maroku humbi 2-0 ndaj Francës në gjysmëfinalet e Kupës së Botës. Qytetarët hodhën fishekzjarrë dhe objekte të tjera drejt policisë, që reagoi me ujë dhe gaz lotsjellës. Disa nga tifozët u shoqëruan në komisariat.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share