Ekonomia britanike drejt një recesioni të gjatë

Ministri i Financave planifikon te rrisë taksat dhe te hartojë një plan për uljen e inflacionit

Ministri britanik i financave Jeremy Hunt në një intervistë ka deklaruar se mënyra më e mirë për të ndihmuar familjet të goditura nga kosto e lartë e jetesës, ishte krijimi i një plani fiskal që do të ulte inflacionin.

Ekonomia e Britanisë u tkurr sërish përgjatë këtij tre mujori dhe ka të ngjarë që të pësoi një recesion të gjatë. Hunt gjithashtu është zotuar se do të rrisë taksat dhe të shkurtojë shpenzimet javën e ardhshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Epo, Banka e Anglisë thotë se ne ka të ngjarë të jemi në recesion. Ky është një lajm zhgënjyes, por jo krejtësisht i papritur. Dhe ajo që duhet të bëjmë tani është t’i paraqesim vendit një plan për të trajtuar shkakun rrënjësor të çështjeve me të cilat përballemi, që është inflacioni dhe një plan që mbron më të cenuarit. Kjo është ajo që duhet të bëj të enjten e ardhshme”, u shpreh Jeremy Hunt, Ministër i Jashtëm

Prodhimi ekonomik u tkurr me 0.2% në tremujorin e tretë, më pak se tkurrja prej 0.5% që kishin parashikuar analistët, treguan të dhënat zyrtare. Duke iu përgjigjur të dhënave, Hunt përsëriti paralajmërimet e tij se do të nevojiteshin vendime të ashpra për taksat dhe shpenzimet.

“Gjëja më e mirë që mund të bëj si kancelar është të krijoj një plan që ul inflacionin, ul presionin e prodhimit mbi normat e interesit.  Do të ketë disa zgjedhje shumë të vështira. E kam përdorur më pare këtë term dhe kjo është e vërteta. Por ne do t’i bëjmë ato zgjedhje për t’u dhënë infermierëve, punonjësve të sektorit publik, në fakt të gjitha familjeve dhe bizneseve të përballojnë krizën”, thotë Ministri Financave të Britanisë Jeremy Hunt.

Recesioni sipas Bankës së  Anglisë do të zgjasë dy vjet nëse normat e interesit do të rriten. Sipas ekspertëve ekonomia e Britanisë është e vetmja ekonomi e  G7 që ende nuk është rikuperuar plotësisht nga pandemia.

Gazetare: Livia Kallfa

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share