Një aksident me pasojë vdekje është shënuar mbrëmjen e sotme në autostrdën Tiranë-Elbasan, në afërsi të Mulletit.
Mësohet se makina e cila drejtohej nga një shtetas i Maqedonise se Veriut i identifikuar si B.B ka përplasur këmbësoren.
Viktima, e cila është ende e paidentifikuar ka ndërruar jetë në vend.
Më datë 03.12.2022, rreth orës 17:30, në Mullet, në rrugën Tiranë-Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin B. B., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.