Macron “pro” dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë/ Moska: Kjo do të thotë luftë botërore

Për të parën herë mes liderëve perëndimorë, presidenti francez Emanuel Makron mbështeti haptazi dërgimin e trupave ushtarake në Ukrainë, në një deklaratë që acaroi Moskën për të cilën, kjo do të luftë mes Rusisë dhe NATO-s.

Duke folur pas konferencës në mbështetje të Kievit në Paris ku morën pjesë liderët e 20 vendeve europiane, shefi i Elizesë e bazoi deklaratën e tij, tek frika gjithnjë e më e dukshme mes aleatëve perëndimorë, se nëse fiton luftën në Ukrainë, Rusia do të sulmojë vendet e NATO-s.

“Nuk pati dakordësi për të dërguar trupa nga toka, por duke parë zhvillimet, asgjë s’duhet përjashtuar. Do të bëjmë gjithçka që Rusia të mos e fitojë luftën.”

Makron nuk e përmendi NATO-n në këtë kontekst, teksa shquhet si mbështetës i krijimit të ushtrisë së përbashkët europiane. Deklarata e Makronit nuk gjeti mbështetjen e kancelarit gjerman, i pranishëm në konferencë.

Olaf Scholz: Diskutuam dhe ramë dakord se nuk do të dërgohen ushtarë në Ukrainë, as nga vendet e Bashkimit Europian, as nga NATO.

Teksa ndihmat nga Shtetet e Bashkuara, si kontribuesi kryesor janë bllokuar për çështje të brendshme politike në Uashington, liderët europianë mbështetën nismën e Çekisë për një koalicion për grumbullimin e fondeve dhe armëve në mbështetje të ushtrisë së Kievit.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share