Mackenzie Scott dhuron 640 milionë dollarë për organizatat jofitimprurëse

Filantropistja miliardere Mackenzie Scott, ish-bashkëshortja e Jeff Bezos, do të japë 640 milionë dollarë për organizatat jofitimprurëse, më shumë se dyfishi i shumës që ajo kishte planifikuar për këtë vit.

Paratë, siç është paralajmëruar, do t’u jepen 361 grupeve të vogla . Në veçanti, 279 organizatave jofitimprurëse iu dhanë nga 2 milionë dollarë secila, ndërsa 82 grupeve nga 1 milionë dollarë.

Midis përfituesve janë Unioni Amerikan i Lirive Civile (ACLU) i Alabamës, organizata Drejtësia për Gratë Migrante, një qendër LGBT në Sacramento dhe shërbimet e mbështetjes së shëndetit mendor. Më shumë se 6,000 organizata aplikuan për financim.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Scott fillimisht kishte planifikuar të jepte 250 çmime prej 1 milion dollarësh secili këtë vit.

Nga viti 2019 e deri më sot, kur u divorcua nga Jeff Bezos, pronari i Amazon, Scott ka dhënë mbi 16.5 milionë dollarë për bamirësi.

Pasuria e saj është 37.5 miliardë dollarë sipas Forbes, që e rendit atë si gruan e katërt më të pasur në botë.

Scott është zotuar të japë gjysmën e pasurisë së saj gjatë jetës së saj. Shumica e parave vijnë nga 4% e aksioneve në Amazon, e cila u përfshi në zgjidhjen e divorcit të saj nga Bezos.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share