Gjysmëfinalja e Love Island Albania, me 29 tetor LIVE në Tv Klan!

Love Island Albania, spektakli më i madh i dashurisë që ka thyer rekorde shikueshmërie na ka shoqëruar çdo ditë me episodet ditore në orën 18:20 dhe ‘Prime’ çdo të diel mbrëma në orën 21:00 nën drejtimin e Luana Vjollcës.

‘Prime-n’ e kaluar, drejtuesja e emisionit zbuloi datën e natës finale që do te jetë me 5 Nëntor dhe ndërkohë këtë të diel do të kemi gjysmëfinalen e madhe.

Në një video të postuar në faqen zyrtare të Instagramit të Love Island Albania zbulohet që ‘Prime’ i gjysmëfinales do të ketë emocione, dashuri, surpriza, të qeshura dhe eleminime. Nata gjysmëfinale premton magji dhe spektakël.

Mos e humbisni këtë gjysmë finale magjike të dielën LIVE në orën 21:00, në Tv Klan nën drejtimin e Luana Vjollcës./Love Island Albania

Lexo gjithashtu
Total
0
Share