Lukarevska: “Dimri I vështirë” nuk mund të jetë shkak për zgjedhje të parakohshme parlamentare

KA KONSULTIME DHE TAKIME TË VAZHDUESHME PËR TË PËR TË KAPËRCYER KËTË SITUATË TË VËSHTIRË

Koncepti tatimor nuk është diçka e re, thotë Sanja Lukarevska, drejtoreshë e Drejtorisë për të Ardhura Publike. Për reformën tatimore ka vërtet mendime të ndara, por në fund do të duhet gjetur zgjidhja më e mirë. Blloku pengues është taksimi progresiv, thotë ajo.

Në fillim të këtij muaji, së bashku me ministrin e Financave dhe drejtorin e Doganave, u paralajmëruan reforma tatimore, me të cilat buxhetit duhet t’i shtohen 54 milionë euro shtesë. Në pyetjen për se a është buxheti kaq bosh ajo përgjigjet kështu:

“Jo, përkundrazi, nuk do të thosha se është bosh, duke parë se çfarë mbledhim si të ardhura tatimore dhe si kontribute, mbi të gjitha ne si institucione, sigurisht çfarë përgjegjësie ka Drejtoria doganore, kjo reformë tatimore, kjo taksë. Koncepti buron nga strategjia e miratuar më parë për reformën tatimore 2021-2025, pra nuk është e papritur, nuk është e gjitha përnjëherë, por mbi të gjitha debatohet dhe diskutohet me të gjithë faktorët përkatës.” deklaroi Sanja Lukarevska drejtoreshë e Drejtorisë për të Ardhura Publike.

E sa i perket asaj se a mund të jetë kriza energjetike dhe “dimri i vështirë” i pritshëm shkak për zgjedhje të parakohshme parlamentare Lukarevska thotë:

Kriza energjitike, dimri i vështirë, inflacioni janë sigurisht fakte që nuk janë vetëm në vendin tonë, por në të gjithë botën, ndaj e di që ka konsultime dhe takime të vazhdueshme për të gjetur zgjidhjet e duhura për të kapërcyer këtë situatë të vështirë dhe nuk mund të jetë shkak për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sipas saj, duhet ta kapërcejmë krizën dhe vetëm atëherë, në vitin 2024, të shkojmë në zgjedhje të rregullta parlamentare./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share