Takimi Osmani-Roth: Me miratimin e ndryshimeve kushtetuese RMV do të mbetet në rrugën e duhur drejt BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka zhvilluar takim me kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth.

Ministri Osmani, si[ njoftojn; nga kabineti i tij, ka shprehur mirënjohjen për Rezolutën e miratuar në Bundestag, e cila, sipas tyre, është konfirmim i mbështetjes së qartë të Maqedonisë së Veriut për hyrjen në BE me identitetin, gjuhën, kulturën dhe historinë e saj, si pjesë e mozaikut të përgjithshëm të kulturës europiane.

“Rezoluta e 15 qershorit të këtij viti është padyshim e një rëndësie historike, në kohën e duhur dhe e domosdoshme për të sqaruar dilemat politike që ekzistojnë në skenën e brendshme politike në vendin tonë, me bindjen e fortë se jemi në rrugën e duhur, kur angazhohemi për ndryshimet kushtetuese pas 18 vitesh punë të palodhur dhe kontributit të disa brezave që duhet të kurorëzohen me anëtarësimin e plotë në BE”, ka thënë Osmani.

Nga ana tjetër siç njoftohet, Roth ka siguruar se mbështetja e fuqishme e Gjermanisë për prioritetet e politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërsa fokus të rëndësishëm vendosi në diplomacinë parlamentare si instrument jashtëzakonisht i rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit të përgjithshëm dypalësh./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share