Lukaku rikthehet në mes të Shtatorit

Sulmuesi i Interit humbet derbin me Milanin dhe sfidën e Champions me Bayern

Një lajm i keq i ka mbërritur trajnerit të Interit, Simone Inzagi nga rezultatet e ekzaminimeve te Romelu Lukakut. Dëmtimi i sulmuesit belg është më i rëndë se sa ishte parashikuar dhe ai mund të kthehet në fushë në mesin e Shtatorit. Lukaku ka pësuar një dëmtim të muskujve në kofshën e majtë.

Mungesa e sulmuesit vjen në momentin më të keq për Interin që vjen nga humbja 3-1 që pësoi në kampionat nga Lacio dhe tashmë ka para disa ndeshje shumë të rëndësishme. Sipas parashikimeve ai do të humbasë jo vetëm ndeshjen me Kremonezen për kampionat dhe derbin me Milanin që është programuar për këtë të shtunë, por edhe sfidën me Bajernin e Mynihut për Champions League. Madje Lukaku do të humbasë edhe ndeshjen kundër Torinos.

Sulmuesi mund të jetë në dispozion të trajnerit Inzagi vetëm për ndeshjen e 13 Shtatorit në Champions League kundër çekëve të Vitoria Plzen, por edhe kjo nuk është e sigurt. Sipas njoftimit të zyrtar të klubit zikaltër, gjendja e dëmtimit të Lukakut do të rivlerësohet sërish javën tjetër dhe vetëm atëherë do të mund të thuhet me siguri se kur sulmuesi belg do të rikthehet në dispozicion të skuadrës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share