Ardian Limani: Mendoj se kemi bërë paraqitjen më të mirë në këtë kampionat

Shkëndija e Tetovë në ndeshjen e xhiros së tetë të sezonit vjeshtor shënoi  fitore  shumë të rëndësishme në përballjen me ekipin e Makedonija Gj.P  me  rezultatin minimal 1-0, me një gol të vetë që e realizoi  sulmuesi Erald Çinari. Por sipas vlerësimevenë ekipin kuqezi lojtar I ndeshjes  ishte mbrojtësi Ardian Limani që ishte edhe paraqitja  më e mire tij në ekipin tetovar  që luajtiom  me  skemën e re 3-4-2-1

Për ndeshjen dhe fitoren kundër Makedonija Gj.P , mbrojtësi Ardian Limani  pas ndeshje   deklaroim.

Pavarësisht se sot kemi luajtur me një sistem të ri të vendosjes, mendoj se kemi bërë paraqitjen më të mirë në këtë kampionat, sepse kemi pasur shumë forca shtesë përpara dhe kemi krijuar disa raste me aksione të bukura dhe gjithashtu e kemi neutralizuar kundërshtarin me vetëm dy goditje drejt portës tonë edhe atë në fund nga ndërprerja. Ndërsa në rastet tjera mendoj se kemi qenë shumë të sigurtë dhe duhet të vazhdojmë me kështu paraqitje”, deklaroi futbollisti Ardian Limani.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sa i përket paraqitjes së tij në këtë ndeshja i tha se iu përshtat skemës së re në lojë që ndikopi edhe ndryshimi i vendosjes taktike?

Po sistemi normal se më përshtatet sepse dy vitet e fundit te Drita kam luajtur si qendërmbrojtës dhe është një sistem që më përshtatet shumë pasi jemi me tre lojtarë në vijën e fundit dhe në rastet kur mund të dal para kemi forcat e duhura në mbrojtje dhe jemi të sigurtë. Kështu që mendoj se më përshtatet mua, por më me rëndësi është që ekipi të shkojë përpara në kampionat dhe në ndeshjet tjera pres të kem paraqitje edhe më të mira”, tha Limani,

Ekipi i Shkëndijës në ndeshjen e djeshme me ekipin Makedonija Gj.P, befasoi të gjithë pasi nuk doli në teren me fanellat e tradicionale “kuqezi” por me një ngjyrë të përhimtë.  Shkëndija pas kësaj ndeshje e vetmuar kryeson tabelën e klasifikimit me 16 pikë, ndëra në xhiron e 9-të është mysafire e Gostivarit. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share