Lukaku kërkon të rrijë tek Interi

Sulmuesi nuk ka dëshirë që të rikthehet tek Chelsea, drejtuesit Zikalter po planifikojnë zgjatjen e huazimit

Romelu Lukaku synon që të zgjasë qëndrimin e tij tek Interi përtej këtij sezoni.

Lojtari në pronësi të Çelsit nuk ka dëshirë që të qëndrojë në “Stemford Brixh”, pasi rikthimi i tij ishte negativ. Sulmuesi belg nuk ka në plan që të rikthehet në Londër e këtë ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit, raporton Gazzetta dello Sport.

Ndërkohë tek Interi po planifikojnë një zgjatje të akordit të huazimit, në mënyrë që 29-vjeçari të qëndrojë te zikaltrit deri në fund të sezonit 2023–24.

Lukaku u bë pjesë e Interit për herë të parë në 2019, pas një paraqitjeje zhgënjyese te Mançeste Junajtid. Në sulm me Lautaro Martinezin, ai kontribuoi në fitimin e titullit kampion në 2021, për herë të parë në 11 vite.

Me rikthimin e tij, Lukaku ndihet mirë tek Interi, edhe pse ai ka munguar në gjashtë takimet e fundit për shkak të një dëmtimi. Por tek Interi janë të bindur se ai është i domosdoshëm për ekipin, në arritjen e objektivave.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share