Në krye të Spanjës nga dhjetori i vitit 2022, Luis de la Fuente e udhëhoqi “Stuhinë e Kuqe” drejt triumfit në Ligën e Kombeve, ndërsa së fundmi triumfoi në Euro 2024 me 7 fitore nga 7 ndeshje.
Paraprakisht, kishte sukses në Europianët U-19 e U-21, ndërsa tashmë strategu spanjoll e dominoi Kontinentin e Vjetër edhe me ekipin e parë.
Luis de la Fuente ka mbështetur Rodrin për të fituar Topin e Artë pas fitores së Spanjës në finalen e Euro 2024 …
Dhe, për këtë sukses ai vlerësohet me notën 7,29, duke u zgjedhur trajneri më i mirë i Europianit.
Prapa tij ka përfunduar trajneri italian Vincenzo Montella, i cili e çoi Turqinë në mesin e 8 më të mirëve në Euro 2024.
Më mirë se ai kishte bërë vetëm Fatih Terim në vitin 2008.
Kurse, trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, përfundoi i treti pasi i dërgoi Helvetikët në çerekfinale, derisa prapa tij përfundoi Nagelsmann i Gjermanisë e më pas Sagnol, i cili e bëri mrekullinë me Gjeorgjinë.
Poshtë përfunduan trajnerët Southgate i Anglisë e Deschamps i Francës, kurse tekniku i Shqipërisë, Sylvinho, përfundoi i 15-ti me notën 5,83.
Trajnerët më të mirë të Euro 2024
7,29 DE LA FUENTE (Spanja)
6,70 MONTELLA (Turqia)
6,60 YAKIN (Zvicra)
6,50 NAGELSMANN (Gjermania)
6,50 SAGNOL (Gjeorgjia)
6,38 RANGNICK (Austria)
6,25 CALZONA (Sllovakia)
6,17 REBROV (Ukraina)
6,13 IORDANESCU (Rumania)
6,13 HJULMAND (Danimarka)
6,13 KEK (Sllovenia)
6,10 MARTINEZ (Belgjika)
6,07 SOUTHGATE (Anglia)
6,00 KOEMAN (Holanda)
5,83 SYLVINHO (Shqipëria)
5,83 PROBIERZ (Polonia)
5,83 ROSSI (Hungaria)
5,75 TEDESCO (Belgjika)
5,58 DESCHAMPS (Franca)
5,50 DALIC (Kroacia)
5,33 STOJKOVIC (Serbia)
5,25 SPALLETTI (Italia)
5,17 CLARKE (Skocia)
4,83 HASEK (Republika Çeke)