Luftë për pushtet në Sudan, dhjetëra civilë e ushtarë të vrarë

SHBA dhe BE thirrje për ndaljen e menjëhershme të luftimeve, rreth 600 të plagosur

Lufta për pushtet midis ushtrisë së Sudanit dhe rivalëve, Forcave të Mbështetjes së Shpejtë ka tronditur vendin, duke shkaktuar 56 civilë të vrarë. Ushtria e Sudanit nisi sulme ajrore mbi bazën e forcave paraushtarake pranë kryeqytetit në përpjekje për të rivendosur kontrollin mbi vendin pas përleshjeve që shkaktuan edhe dhjetëra luftëtarë të vrarë nga palët.

Banorët iu shmangën të shtënave në kryeqytet, Khartoum, (Kartum) ndërsa forcat rivale luftuan mbi pallatin presidencial, televizionin shtetëror dhe selinë e ushtrisë. Nga këto luftime, afro 600 persona u plagosën. Tre punonjës të Programit Botëror të Ushqimit të PKB-së, u vranë pasi Forcat e Mbështetjes së Shepjtë dhe ato të ushtrisë shkëmbyen zjarr në një bazë ushtarake në Kabkabiya, (KABKABIA) në perëndim të vendit.

Sudani drejtohet nga gjeneralët që nga një grusht shteti në Tetor 2021. Ndërsa luftimet zhvillohen midis njësive të ushtrisë besnike ndaj liderit de fakto, gjeneralit Abdel Fattah al-Burhan dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë, të komanduara nga nënkryetari i Sudanit, Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur gjithashtu si Hemedti. (Himedi) Hemedti tha se trupat e tij do të vazhdonin të luftonin derisa të kapeshin të gjitha bazat e ushtrisë.

Në përgjigje, forcat e armatosura të Sudanit përjashtuan negociatat “deri në shpërbërjen e forcave paraushtarake”.

Mbretëria e Bashkuar, SHBA, BE, Kina dhe Rusia kanë bërë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftimeve. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka folur me gjeneralin Burhan dhe gjeneralin Dagalo, duke u kërkuar atyre t’i japin fund dhunës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share