Sulmet ajrore të Rusisë kanë goditur qytetet pothuajse në të gjithë Ukrainën duke vrarë gjashtë persona.
Mes viktima janë një grua dhe vajza e saj 3-vjeçare të cilat u vranë në qytetin Dnipro. Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Dnipros.
Pre e sulmeve me raketa ka rënë edhe kryeqyteti Kiev, por nuk ka të lënduar për viktima apo të plagosur. 17 persona të tjerë u plagosën në qytetin Umami ku raketat goditën ndërtesat e banimit.
Shpërthime raportohet të ketë pasur edhe në qytetet Kremenchuk dhe Poltava.
Zyrtarët ukrainas thanë se 21 nga 23 raketa dhe 2 dronë sulmues rusë u rrëzuan nga sistemi ajror mbrojtës i Ukrainës. /tvklan.al