Lufta në Ukrainë nxiti shpenzime ushtarake

Shpenzimet e mbrojtjes per 2022 arritën nivelin më të lartë që nga Lufta e Ftohtë

Lufta ne Ukriane nxit rritjen e shpenzimeve te shteteve te medha per mbrojtje. Vetëm vitin e kaluar këto shpenzime arritën në vlerën e 2.24 trilionë dollarë. SHBA mbetet vendi me shpenzimeve te medha ushtarake në botë, ndiqet nga Kina, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

Shpenzimet e mbrojtjes per 2022 arritën nivelin më të lartë që nga Lufta e Ftohtë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Të dhënat e publikuara nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimit të Paqes në Stokholm tregojnë se shpenzimet kane arritur nivelin e 2.24 trilion dollarë pas nisjes se Luftes ne Ukraine.

“Pavarësisht nëse ekonomitë po ecin më mirë apo më keq nga sa pritej, ushtria po merr më shumë burime financiare se në vitet e mëparshme”, shprehet Nan Tian, një studiues që ndihmoi në hartimin e raportit.

Ekspertët thone se Gjermania ishte ndër kombet që pati rritjen me te madhe te shpenzimeve. Buxheti ushtarak i Gjermanisë ishte i shtati më i madhi në botë vitin e kaluar pas SHBA-së, Kinës, Rusisë, Indisë, Arabisë Saudite dhe Britanisë së Madhe. Franca, Koreja e Jugut dhe Japonia zënë tre vendet e tjera si ndër 10 shpenzuesit më të mëdhenj të mbrojtjes në botë. Mbretëria e Bashkuar kishte shpenzimet më të larta ushtarake në Evropën Qendrore dhe Perëndimore me 68.5 miliardë dollarë, nga të cilat rreth 2.5 miliardë dollarë, ose 3.6%, ishin ndihmë financiare për Ukrainën.

Disa nga rritjet e tjera më të mprehta nga viti në vit në shpenzime ishin në Finlandë, me 36%, Lituani 27%, Suedi 12% dhe Poloni 11%. SHBA mbetet deri tani shpenzuesi më i madh ushtarak në botë me 877 miliardë dollarë, që përbën 39% të totalit global, ndërsa Kina, shpenzimet ushtarake të së cilës janë rritur për 28 vjet rresht, është shpenzuesi i dytë më i madh i mbrojtjes në botë.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share