Lufta në Ukrainë dhe Izrael: A do të mblidhet këshilli i sigurisë?!

PETROVSKA: NË RMV NUK KA KËRCËNIME PËR SIGURINË

Maqedonia e Veriut, për momentin nuk ka lokalizuar kërcënime për sigurinë e vendit dhe të qytetarëve, përcjellë KlanM. Institucionet, shërbimet e sigurisë dhe të kundërzbulimit me vëmendje janë duke i ndjekur zhvillimet në Ukrainë dhe Izrael, tha Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska.

Ajo tha se institucionet nuk kanë marrë kërkesa për mbrojtje fizike të pjesëtarëve të komunitetit hebraik dhe objekteve të tyre.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Cdoherë kur hapet një konflikt luftarak shkakton probleme të caktuara në funksionimin e shteteve. Ajo që është me rëndësi për ne dhe qytetarët, RMV-ja nuk ka lokalizuar kërcënime për vendin dhe qytetarët. Institucionet dhe shërbimet përkatëse ndjekin situatën, këmbejnë informacione në nivel kombëtar dhe kuptohet edhe me aleancën e NATO-s”, tha Slavjanka Petrovska.

Kjo deklaratë e Ministres së Mbrojtjes, vjen asi Presidenti Stevo Pendarovski paralajmëroi se së shpejti do të thirret Këshilli për Siguri Kombëtare lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës, luftës në Ukrainë dhe konfliktit në Lindjen e Afërt./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share