Luana Vjollca lë pa fjalë të gjithë! Shëtit Tiranën e veshur në flori me dumdum!

Ka filluar spektakli më i përfolur i momentit “Zemër Luana” dhe të gjithë ishim “sy e vesh” tek autorja dhe moderatorja Luana Vjollca. Çdo media online, i madh e i vogël kanë pritur të shohin si do dukej autorja e njohur, çfarë do sillte për publikun e saj 2 vite pas rikthimit në ekran.

Nuk zhgënjeu edhe këtë herë! Si gjithmonë Luana na ka treguar se arma e saj e fortë është autorironia, veçori që jo shumë njerëz të ekranit e posedojnë. Ajo vendosi të vijë më ndryshe në këtë hapje emisioni, e patë si?

E veshur me flori, duke shkëlqyer e gjitha dhe me një nga automjetet më të dëgjuara për ne, një dumdum i bardhë. Ndonëse e kemi parë si një kameleon në skenë, në këtë formë nuk e kishim parë më parë. Hapja e spektaklit pati dialogje komike dhe është konceptuar si një numër humori, siç do të jetë “Zemër Luana” gjithë sezonin plot të qeshura e mesazhe që vlejnë!/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share