Luana Vjollca jep lajmin e rëndësishëm nga vila e dashurisë: Sfida e vërtetë fillon tani!

Në përfundim të darkës të së vërtetës, Luana Vjollca bën një njoftim të rëndësishëm. Në episodin e sotëm të Love Island Albania, Luana njoftoi ishullorët se ata janë 5 çiftet zyrtare të gjysmëfinales dhe ka hapur votat e dashurisë.

Mbrëmjen e ‘Prime’ që do të mbahet ditën e dielë në orën 21:00 në Televizionin Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës, çifti më pak i votuar do të largohet nga vila.

Ndër të tjera Luana shtoi: Sfida e vërtetë fillon tani, sepse vetëm njëri prej jush mund të fitoj 50 mijë euro në finalen e madhe. Tashmë unë do të bëj dika të rëndësishme, pasi do të ketë eliminime, nga ky moment unë do të hap votën e dashurisë. Mos u trembni sepse ju e dini që fuqinë për të ju nxjerr që këtu e ka vetëm publiku.

Shkarkoni aplikacionin zyrtar Love Island Albania në App Store & Play Store. Dërgoni SMS brenda shqipërisë në numrin 53335 për iftin tuaj të preferuar  dhe në Kosovë 55050./Love Island Albania

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share