Luana Vjollca hyn sot në vilën e Love Island Albania, çfarë ka ndodhur?

Love Island Albania është drejt fundit të sezonit të parë dhe me të gjitha emocionet, historitë e dashurisë, ngjarjet e papritura, surprizat ende nuk kanë mbaruar.

Jemi vetëm 2 ditë larg gjysmëfinales së madhe, të dielën 21:00 në Tv Klan.

Ashtu siç e kishte njoftuar edhe më parë gjatë spektaklit LIVE Prime Show në Tv Klan, Luana Vjollca ka shkuar në vilën e Love Island Albania në Jug të Shqipërisë për të marrë një vendim të rëndësishëm.

Në një postim të publikuar në faqen zyrtare të Instagramit të Love Island Albania, shihet drejtuesja e emisionit, Luana Vjollca në hyrje të vilës.

Dimë se Xhoana e cila u rifut në vilën e dashurisë gjatë ‘Prime’ nga votat e publikut, nuk është bërë çift me asnjë. Çfarë do të ndodhë me Xhoanën, do të largohet ajo sot nga vila?

Mbërritja e Luanës në vilë na shton më shumë dyshimet, a ka shkuar për t’i dhënë lajmin e largimit Xhoanës apo mos ndoshta ka dhe vendime të tjera të rëndësishme për ishullorët?

Këto dhe shumë të tjera do t’i zbuloni në episodin që transmetohet ditën e sotme në orën 18:20 në televizionin Klan./Love Island Albania

Lexo gjithashtu
Total
0
Share