LSDM: VMRO me veprimet destruktive po dëmton pozicionet shtetërore

KAEVSKI: NË ZGJIDHJEN E ÇËSHTJES ME BULLGARINË, NUK BËJMË LËSHIME

Partia në pushtet LSDM sot përsëri ka akuzuar opozitën maqedonase se përmes lajmeve të rrejshme dhe veprimeve destruktive, po dëmtojnë pozicionet shtetërore dhe interesat nacionale. Zëdhënësi i kësaj partie Darko Kaevski, tha në konferencën e sotme për media se, Qeveria është e përkushtuar në mbrojtjen e interesave shtetërore.

“Në zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë, Qeveria, institucionet, nuk bëjnë lëshime sa i përket linjave të kuqe të cilat janë të definuara me Rezolutën e miratuar në Kuvend nga ana e deputetëve nga të gjitha partitë politike. Për gjuhën maqedonase, për identitetin maqedonas, për historinë maqedonase dhe veçantinë, nuk do të ketë negociata”, deklaroi Darko Kaevski  Zëdhënësi  i LSDM

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai më tej shtoi se, në kohën kur zgjidhej procesi eurointegrues në shtet, Mickoski dhe VMRO – DPMNE përforcuan lajmet e rrejshme dhe veprimet destruktive, duke përhapur gënjeshtra se do të fshihet gjuha maqedonase dhe se populli maqedonas do të asimilohet, ndërsa shteti do të bullgarizohet./KLanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share