LSDM: Vendimi për BE-në është vendim për të ardhmen, VMRO-ja të tregojë maturi

LSDM përmes një kumtese i bëjnë thirrje VMRO-DPMNE-së të mbajë qëndrim dhe të përkrahin ndryshimet Kushtetuese, sepse vendimi dhe e ardhmja i takon BE-së, përcjellë Klan M.

”VMRO-DPMNE-ja deri më tani nuk ka përkrahur asnjë vendim të rëndësishëm strategjik, të rëndësishëm për shtetiN.

VMRO-DPMNE nuk e ka mbështetur anëtarësimin në NATO, ka qenë kundër Marrëveshjes së Prespës, kundër vazhdimit të negociatave me BE-në, madje nuk ka votuar as marrëveshjen e FRONTEX-it.
VMRO-DPMNE, së bashku me të Majtën, kundërshtuan edhe vendimin e Bundestagut gjerman për të mbështetur anëtarësimin në BE dhe njohjen e identitetit maqedonas.

Tani është koha për një vendim të ri për të vazhduar rrugën evropiane. VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski kanë shanse të paktën një herë të shfaqin sjellje burrërore. Ne besojmë se ka kohë për dialog dhe miratimin e amendamenteve kushtetuese së bashku.

Vendimi për BE-në është një vendim për të ardhmen” – thuhet në kumtesën e LSDM-së. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share