LSDM: Vendimi në Strazburg – vazhdon heshtja e VMRO-DPMNE-së

“Vendimi i GJEDNJ në Strazburg inkurajues për gjyqësorin maqedonas”

Dy ditë pas vendimit të Gjykatës së Strazburgut, as Hristijan Mickoski e askush nga funskionarët e VMRO-DPMNE-së nuk patën guximin t`u kërkojnë falje qytetarëve për tentativën e pasuksesshme që të amnistohen kriminelët. Akuza, sic njofton KlanM, vjen nga socialdemokratët duke shtuar se kanë dështuar përpjekjet e Gjorge Ivanovit dhe të VMRO-DPMNE-së që kriminelët të lirohen pa u gjykuar.

“Vendimi i Gjykatës Evropiane është inkurajuese edhe për gjyqësorin maqedonas për shkak se dorëzuesit i çon t`i shfrytëzojnë të gjitha mjetet juridike para gjykatave maqedonase, me çka shkatërohet edhe një konstruksion i rremë I VMRO-DPMNE-së se gjyqësori është nën kontrollin e LSDM-së. Organet gjyqësore të vendit tani duhet deri në fund t`i zbatojnë të gjitha lëndët dhe rastet e hapura”, tha Martin Kostovski, deputet i LSDM-së.

Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut në Strazburg, sic njofton KlanM, para dy ditëve njoftoi se nuk pranohen aplikimet e të dënuarve dhe të akuzuarve në lëndët e hapura nga ish-PSP-ja, të cilët ishin amnistuar nga ish-Presidenti Gjorge Ivanov.

Në gjyqësorin e Maqedonisë së Veriut nuk janë shfrytëzuar të gjitha mjetet juridike – thuhet në vendimin e Gjykatës së Strazburgut.

Kjo do të thotë se nuk dështojnë proceset gjyqësore dhe aktgjykimet kundër tetë nënshkruesve të ankesës. Gjykimet vazhdojnë kurse të dënuarit mbeten t`i vuajnë dënimet me burg./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share