LSDM: Shkupit po i ndodh një katastrofë

Pas një viti e gjysmë qeverisje të VMRO-DPMNE-së së paaftë, kryetarit dinak Hristijan Mickoski dhe Danela Arsovskas, Shkupi është në kaos – akuzojnë nga LSDM-ja e Kovaçevskit, përcjell KlanM.

Nga kjo parti thonë se drejtuesit aktualë të komunës janë të paaftë dhe po bëjnë keqmenaxhim me Qytetin e Shkupit.

“Shkupit po i ndodh një katastrofë, trafiku është në kolaps, qyteti ka llogari të bllokuar dhe është në prag të falimentimit edhe pse ka një buxhet vjetor prej 100 milionë eurosh dhe nga qeverisja e kaluar kanë trashëguar plus 13 milionë euro. VMRO-DPMNE dhe Arsovska shpenzuan mbi njëqind milionë euro para publike dhe nuk u realizua asnjë projekt kapitalm ndërsa qyteti dhe ndërmarrjet publike po mbyten në borxhe. Falimentimi i qytetit do të thotë kolaps i plotë i ndërmarrjeve publike, shembje e plotë e administratës së qytetit”, thonë nga LSDM, përcjell KlanMacedonia.

Transporti publik në Shkup, sipas LSDM-së, është në kaos prej muajsh pasi 250 autobusët e premtuar nuk janë askund, nuk ka transport publik falas, transporti i rregullt është reduktuar seriozisht. Ata akuzojnë se Arsovska po e injoron problemin me urën “Bellasica” që u dogj para disa ditëve.

“Arsovska anuloi dhe ndërpreu projektet për përmirësimin dhe avancimin e komunikacionit në qytet, si BRT, ura në bulevardin ASNOM, kryqëzimi në Momin Potok dhe hapja në rrugën Jeseninova, po zhvillohen ngadalë dhe me vonesa. Shkupi dhe qytetarët e tij nuk e meritojnë një pushtet kaq të kotë dhe të paaftë të qytetit”, thuhet më tej në reagimin e LSDM-së.

Në vend të projekteve dhe zgjidhjeve, sipas LSDM-së, në Shkup ka anulime të projekteve të nisura, partizim, zënka për tenderë e komisione, shpenzime të kota të fondeve buxhetore./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share