LSDM: Sa herë që jemi në procese kyçe me BE-në, Mickoski dhe VMRO-DPMNE qëndrojnë anash

Është fals dhe hipokrite shqetësimi i pretenduar i Hristian Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së për propozimin francez.Edhe pse gjatë procesit i’u ofrua, Mickoski refuzoi që VMRO-DPMNE të marrë pjesë në grupet punuese për kontestin me Bullgarinë, thonë nga LSDM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Sa herë që shteti përfshihet në proceset kyçe për të ardhmen evropiane, Mickoski dhe VMRO-DPMNE qëndrojnë anash, përhapin lajme të rreme dhe i dëmtojnë pozitat dhe interesat e shtetit.Kështu është edhe tani që e kemi propozimin për fillimin e negociatave me BE-në, me të cilin kemi një formulim të pastër në gjuhën maqedonase, pa fusnota, kur çështjet historike nuk janë më pjesë e procesit të negociatave.Kur një proces i gjerë dhe gjithëpërfshirës konsultimi është duke u zhvilluar, Mickoski bën propozime të vonuara dhe organizon protesta të dhunshme.Edhe një herë dëshmon në veprime se për të nuk janë aspak të rëndësishme interesat e shtetit dhe të qytetarëve, por me vetëdije vepron për interesat e dikujt tjetër.Qytetarët e shohin dhe do ta vlerësojnë sjelljen e tillë të papërgjegjshme antishtetërore të Mickoskit”, thuhet mes të tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share